Veseli: S`jam duke shkuar në Hagë, s`kam ftesë nga Gjykata Speciale
BKT
Lajme

Veseli: S`jam duke shkuar në Hagë, s`kam ftesë nga Gjykata Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli, ka mohuar se është duke shkuar në Hagë për intervistë nga Gjykata Speciale.

"Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë", ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme