Abdullahu: Nuk ka unitet, vetëm nga kutitë e votimit del uniteti
BKT
Lajme

Abdullahu: Nuk ka unitet, vetëm nga kutitë e votimit del uniteti

Anlisti politik Faton Abdullahu ka thënë se koalicioni qeveritar nuk ka unitet në raport me dialogun me Serbinë dhe se vetëm zgjedhjet do të bënin që Kosova të reflektonte unitet në këtë temë.

Ai ka folur kështu të premtën në “Analizë dite” te RTK.

“As nuk janë unik dhe as nuk ka shanse të jenë unik. Prandaj gjithnjë e më shumë ka sens thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe nga kutitë e votimit të dalë ai unitet. Ne duhet të jemi bashkë atje, t’i koordinojmë punët, të kemi konsensus, të merremi vesh. Ky koalicion sado që është i përçarë gjejnë forma që të vazhdojnë bashkë, ku krijojnë bindje se do të shkojnë në Paris të bashkuar”, ka theksuar ai.


MË SHUME NGA Lajme