Valverde i bindur: Xavi është i denjë për të drejtuar Barcelonën
BKT
Sport

Valverde i bindur: Xavi është i denjë për të drejtuar Barcelonën

Ernesto Valverde është i bindur se Xavi Hernadez është i denjë për të drejtuar si trajner Barcelonën.

Xavi konfirmoi të enjten se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit dhe do t’i përkushtohet punës si trajner.

Mesfushori 39-vjeçar është një nga lojtarët më të titulluar në historinë e futbollit. Ai fitoi afër 30 trofe gjatë 17 viteve me Barcelonën, dukë u kthyer në një legjendë për Barcelonën.

"Ai është një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit, asnjë pasim që dha nuk ishte i parëndësishëm", tha Valverde.

"Xavi është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ishte e mahnitshme ta shikoje atë të luante. Unë mendoj se të gjithë presin që Xavi të jetë trajner. Ai ka profilin që të drejtojë Barcelonën, apo kudo që të jetë. I uroj fat, natyrisht”, tha Valverde.