Nedved konfirmon Allegrin: Ai do të qëndrojë me ne
BKT
Sport

Nedved konfirmon Allegrin: Ai do të qëndrojë me ne

E ardhmja e Masimilano Allegrit te Juventusi ka qenë në dyshim pas eleminimit nga Liga e Kampioneve.

Por këtë e ka mohuar Pavel Nedved, i cili është i bindur se Allegri do të qëndrojë te Juventus.

"Allegri ka një kontratë dhe për këtë arsye ai duhet të vazhdojë me ne", tha Pavel Nedved- praktikisht e konfirmoi trajnerin e Juventusit në stol edhe për sezonin e ardhshëm:  "Takimi me Agnelli-unë i shoh të dy të qetë, nuk ka asgjë për të rregulluar, është mirë. Kur vjen koha ata do të takohen”.