14:07 / 04.05.2019
Neymar mund të largohet nga PSG për një shumë qesharake
Neymar mund të largohet nga PSG gjatë verës së ardhshme për një shumë qesharake.
Rrugët e talentit brazilian dhe Paris Saint Germain me shumë gjasa do të ndahen në fund të këtij sezoni.
“Mundo Deportivo”, shkruan se ylli brazilian do të jetë i lirë të largohet nga PSG-ja në vitin 2020.
Sipas gazetës spanjolle, Neymar ka një klauzolë lirimi prej 170 milionë eurosh që do të hyjë në fuqi pas sezonit të ardhshëm.
Neymar nuk kishte klauzolë lirimi në tri vitet e para të marrëveshjes. Por kjo do të ndryshojë pas sezonit 2019-2020. Ndërkohë që kontaktet me Real Madrid nuk mungojnë.























