14:43 / 04.05.2019
Conte merr drejtimin e skuadrës nga Serie A
Derisa Roma po punon të për angazhuar Jose Mourinhon si trajner, Interit i është hapur rruga për të mbyllur marrëveshjen me Antonio Conten.
Trajneri italian është i papunë që pas largimit nga Chelsea në verën e kaluar.
Ish trajneri i Juventusit, ka paralajmëruar rikthimin këtë verë, duke thënë se është në kërkim të një projekti serioz.
Drejtori i ri i Interit, Beppe Marotta, shihet si ‘çelësi’ i arritjes së një marrëveshje me Conten, që do të pasonte Lucianon Spallettin te ‘Zikaltërit’.
Conte te Inter do të përfitojë deri në tre milionë euro në sezon, ndërsa atij do t’i premtohet edhe një shumë e caktuar për tregun e transferimeve.























