15:17 / 04.05.2019
Gjiganti spanjoll ja mësynë Lacazette-s
Barcelona është duke vëzhguar sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton RTKlive.com.
Sulmuesi francez shënoi dygolësh në fitoren e “Topçinjve” kundër Valencias, në takimin gjysmëfinale të Europa League.
Krerët e Barcelonës duket se janë dorëzuar në garën për ta blerë yllin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann-in, dhe tashmë janë në kërkim të një sulmuesi cilësorë.
Lacazette mësohet se është futur në listën e “Blaugranave”. Madje, siç raportohet, kampionët e Spanjës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Arsenalit, Andre Gomes dhe Samuel Umtiti për Lacazette-n.























