16:26 / 04.05.2019
Arbërëshet parakalojnë sonte në shesh me veshje tradicionale
RTKlive
Në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës për “Ditët e Arbërshëve” sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet do të mbahet një koncert.
Fillimisht arbëreshët e Italisë do të parakalojnë në shesh, nga ‘Ibrahim Rugova’ deri te ‘Zahir Pajaziti’, me veshje tradicionale arbëreshe.(19:30)
Më pas nga ora 20:00 do fillojë koncerti ku do përformojnë grupe arbëshe nga Italia dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”.























