Basha: 133 mijë nxënës e studentë e kanë braktisur shkollën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një tryezë me pedagogë e të ftuar për gjenden e arsimit të lartë në Shqipëri.
"Revolucioni i inteligjencës artificiale, i robotikës, i materialeve të ndryshme në industri ka ardhur dhe është bërë real. Një vend në zemër të Evropës nuk e ka luksin ta humbasë këtë mundësi të jashtëzakonshme. Kemi një mundësi të lëmë prapa 5 vite stanjacion dhe prapambetje në vendin tonë. Është njësoj si mundësia që shfrytëzuam pas futjes së teknologjisë së celularëve. Nevojat e një tregu gjigant europian, me lokomotivë ekonominë gjermane, janë shembuj për t’u ndjekur për të hapur më shumë vende pune, e për më tepër të ndërlidhur në tregun europian të punës”, tha Basha.
Sipas Bashës, për ta bërë këtë që me fjalë është shumë e thjeshtë, duhet përvoja. Për këtë tha se ekzistojnë kontaktet e duhura me përfaqësues gjermanë, që janë të etur për vende të kualifikuara pune.
“Ky vullnet politik, që sot ka formën e një programi të detajuar të Partisë Demokratike, nesër duhet të përkthehet në buxhet, i cili të administrohet në mënyrë të tillë që të mos kthehet në rikonstruksione zyrash luksoze apo blerje automjetesh, por aty ku ka nevojë arsimi i lartë”, tha kreu i PD-së./Top Channel/























