Arsenali jashtë Championsit, shqetësohet Granit Xhaka
BKT
Sport

Arsenali jashtë Championsit, shqetësohet Granit Xhaka

Granit Xhaka frikësohet se forma e dobët e Arsenalit po ndikon negativisht për një vend në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Xhaka është i acaruar me faktin se forma jo e mirë në udhëtim do t’ia shkatërrojë edicionin klubit londinez, ashtu siç ndodhi në vitin e kaluar.

"Është shumë acaruese. Forma jonë në shtëpi është aq e mirë. Nëse do të kishim fituar njërën prej tri ndeshjeve të fundit në ligë (humbjet ndaj Crystal Palacet në shtëpi dhe ndaj Wolverhamptonit dhe Leciesterit në transferte) ne do të ishim në top katërshe", ka deklaruar Xhaka, transmeton albeu.

"E njëjta gjë na shkatërroi vitin e kaluar. Unë thjesht shpresoj që të mos na e shkatërroj edhe këtë herë. Ne duhet të shikojmë përpara", shtoi ai.