Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për kontrollin prindëror, internet më të sigurt për fëmijët, të ftuar janë Teuta Zymeri - drejtoreshë e FIT-it, Edona Zogu - përgjegjëse për marrëdhënie me publikun dhe Tringa Danca - zhvilluese e produkteve në Ipko.


Kurse të ftuar të tjerë do të jenë Lemane Kamberi  koordinatore dhe Veronique Pasquier gazetare. Ata do të flasin për konferencën “Kosova, ashtu siç e kanë ëndërruar…”

Për fillimin e “JAVëS NDËRKOMBËTARE PËR STAFIN E UNIVERSITETEVE NGA EVROPA”, do të jetë i ftuar Alejtin Berisha drejtor në Kolegjin ‘Universum’.

Ndërsa Besim Aliu,Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të flas për parashkimin e motit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme