A do ta veshë fanellën e Kosovës Arton Zekaj?
BKT
Sport

A do ta veshë fanellën e Kosovës Arton Zekaj?

Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur proceduarat e dokumenteve për t’ia mundësuar futbollistit shqiptar, Arton Zekaj të luajë për kombëtaren e Kosovës.

Insporti ka raportuar se FFK është duke punuar në këtë drejtim dhe se Zekaj ka shprehur vullnetin për të veshur fanellën e Kosovës.

Zekaj i cili hapat e parë në futboll i ka nisur me skuadrën serbe, Partizani i Beogradit konsiderohet si një nga talentet më të mirë të gjeneratës së tij.

Më 3 prill të vitit 2017, Zekaj së bashku me babin e tij dhe agjentin ishin takuar me liderët e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky takim ishte zhvilluar për të shikuar mundësitë që Zekaj të lë Serbinë për kombëtaren e Kosovës.

Takimi ishte aranzhuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Isa Sadriu për grupmoshat U-15.

“Zekaj pritet t’i bashkohet Kosovës dhe është talent i jashtëzakonshëm dhe se një shqiptar e ka të pamundur të luajë për Partizanin apo kombëtaren e Serbisë”, kishte deklaruar Sadriu.

Zekaj i cili luan në pozitën e mesfushorit defanziv ka kaluar në të gjitha grupmoshat e kombëtares serbe, U-15, U-16, dhe U-17 të Serbisë.

19 vjeçari tashmë është pjesë e skuadrës franceze, Lille.