Veseli uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit
BKT
Lajme

Veseli uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet.

Veseli në një postim në 'facebook' ka uruar që ky muaj të shërbejë për të gjithë që të lënë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe gjuhën e urrejtjes, ndërkaq ta forcojnë zërin e ndërgjegjes duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri.

Postimi i plotë i Veselit:

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet! Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë ne që të lëmë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe gjuhën e urrejtjes, ndërkaq të forcojmë zërin e ndërgjegjes sonë duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri. Meqenëse Ramazani është muaj solidariteti e fisnikërie, iu bëj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t'i ndihmojnë aq sa munden të gjithë nevojtarët duke iu kushtuar vëmendje të veçantë familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, si dhe kategorive të tjera të prekura nga lufta.


MË SHUME NGA Lajme