Rektori Dema u uron besimtarëve fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam.
Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.
Urimi i plotë i Rektorit Dema:
Të dashur studentë, staf akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës,
Të dashur qytetarë,
Në emër të menaxhmentit dhe organeve drejtuese të Universitetit të Prishtinës, ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, me lutjen për agjërim të lehtë dhe pranim të sakrificës suaj tek krijuesi.
Në këtë muaj që simbolizon sakrificë dhe fisnikëri, uroj që të gjejmë rastin e të reflektojmë për hapat që mund të ndërmarrim në të mirë të komunitetit, në veçanti, në të mirë të rinisë sonë.
Duke u lutur për më shumë tolerancë, respekt te ndërsjellë, e solidaritet në shoqërinë tone, pranoni urimet me të sinqerta për këtë muaj të shenjtë.























