23:44 / 05.05.2019
Meta: Urime Pendarovskit fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar fitoren Stevo Pendarovskit në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
“Shumë urime Stevo Pendarovskit për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut”.
“Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.























