Makina e kreut të PS së Elbasanit shkrumbohet gjatë natës
BKT
Shqipëri

Makina e kreut të PS së Elbasanit shkrumbohet gjatë natës

Makina e kreut të PS-së së Elbasanit, Xhevahir Budani është shkrumbuar gjatë natës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ne lagjen ” 5 Maji” të qytetit, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar pranë banesës.

“Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës”.

“Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. /tch


MË SHUME NGA Shqipëri