Rama: Dhimbje dhe respekt i thellë për efektiven e FA-së
BKT
Shqipëri

Rama: Dhimbje dhe respekt i thellë për efektiven e FA-së

Pas njoftimit se efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Zarife Muharrem Hasanaj ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine në Poloni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehu sot dhimbjen dhe respektin e thellë për efektiven e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë.

Kryeministri i shprehu ngushëllimet familjes, të afërmve e miqve të Zafires. “Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, tha Rama.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës, është dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.


MË SHUME NGA Shqipëri