14:10 / 06.05.2019
Beckham për ditëlindje merr dhuratë prej 8 dollarëve
Ish- futbollisti David Beckham festoi ditëlindjen e 44-të dhe familja e tij pati shumë urime dhe surpriza.
Gruaja e tij, Victoria, e befasoi me një drekë me balona dhe deodorant me vlerë tetë dollarë. David shpërndau dhuratën në Instagramin e tij.
“Urime nga fëmijët ... Deodorant nga gruaja ime. Jo, këtë e kam kërkuar”, shkruan ai krahas fotos.
Megjithatë, Victoria më vonë zbuloi se ajo i dha burrit të saj një çantë personale.

























