Ministrat e Arsimit të Shqipërisë e Serbisë flasin për librat shqip
BKT
Shqipëri

Ministrat e Arsimit të Shqipërisë e Serbisë flasin për librat shqip

rtklive.com

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka thënë se nga Qeveria e Serbisë janë pajtuar në parim që në Serbi të ofrohen libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare.

Ajo ka bërë të ditur për takimin që e ka pasur me Mladen Šarčević, ministër i Arsimit në Serbi, me të cilin diskutuan problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.

NJOFTIMI: 

Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në #Bujanoc homologun serb Z. Mladen Šarčević, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.
Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare - ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi.


MË SHUME NGA Shqipëri