VIDEO: Vizita e Papës në Shkup, mesazh paqeje
BKT
Lajme

VIDEO: Vizita e Papës në Shkup, mesazh paqeje

Në emisionin “Aktual” në RTK3, sot u bisedua për vizitën e Papa Françeskut në Shkup të Maqedonisë së Veriut vendlindjen e shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës, e lindur si Gonxhe Bojaxhiu.

Në Shkup ndodhën edhe përfaqësues së Ipeshkvisë së Kosovës dhe besimtarë të shumtë  të krishterë nga Kosova.

Për të biseduar për vizitën e Papës të ftuar në studio ishin Dod Shtjefën Dodes, prift katolik në Famullinë e Prishtinës, zëvendës ministri i punëve të jashtme Anton Berisha dhe shkrimtari, publicisti Ndue Ukaj.

Dod Shtjefën Doda tha se Papa qysh prej fillimit të shërbimit të tij i ka theksuar disa gjëra, qysh në fillimin e shërbimit të tij si Papë, e ka theksuar se vëmendja do të shkojë në periferi.

“Më këtë vizitë është duke treguar konkretisht që mos t'i lemë anash periferitë dhe besoj që porosia është se komunitetet fetare, bashkësitë fetare ta përjetojnë afërsinë e tij, por është edhe një shenjë e vëmendjes ndaj komuniteteve që jetojnë në Maqedoni dhe ta përjetojnë që Papa interesohet për bashkësinë katolike, por dëshiron edhe ta përçojë një mesazh paqeje me të gjitha komunitetet”, tha Dod Shtjefën Dodes.

Anton Berisha tha se vizita e papës në Bullgari dhe sot në Maqedoni, në fakt është vazhdimësi e vizitës që ka bërë edhe në Shqipëri më herët dhe për rajonin kjo ka rëndësi të veçantë. Roli i Bullgarisë është strategjik sepse ndërlidh prej Detit të Zi atë Adriaktik dhe poashtu është si një lloj pike lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Vizita e Papës në Bullgari është përcjell me interesim të madh dhe ka peshë politike gjë që është parë edhe ne komunikimin e tij dhe në takimet e tij me autoritetet bullgare që kishte edhe vazhdimësi në Maqedoni. Ai e përcjell të njëjtën linjë dhe për të treguar afërsinë ndaj komunitetit katolik por është shumë interesant se fjalimi i tij në Bullgari jashtëzakonisht ka qenë mbresëlënës sepse ai së pari ju është drejtuar besimtarëve katolik në Bullgari pastaj besimtarëve ortodoks si vëllezër më të vjetër, pastaj besimtarëve hebrenj dhe si vëllezër besimtarëve mysliman, pra Papa ka bërë një përmbledhje dhe se kërkesa e tij ka qenë paqja jo vetëm si akt religjioz, por edhe si detyrë e secilit person” tha Berisha.

Kurse Ndue Ukaj tha se padyshim se prej kur Papa është në krye të Selisë së Shenjtë, ka ndjekur një kurs specifik dhe një ligjërim ndryshe në raport me krejt atë se çfarë po ndodh sot në botën e ideve të politikës dhe kulturës, duke promovuar një unitet të përgjithshëm i cili ka rrënjët e thella të vëllazëria të cilën e ka theksuar vazhdimisht në të gjitha vizitat e tij që ka pasur në Shqipëri dhe vendet tjera.

 


MË SHUME NGA Lajme