VIDEO - Balaj: Do të shkelin mbi trupat tanë, por jo kontratë me “Z-Mobile”
BKT
Lajme

VIDEO - Balaj: Do të shkelin mbi trupat tanë, por jo kontratë me “Z-Mobile”

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lami Balaj, ka thënë se nuk do të lejojnë që të nënshkruhet kontratë me “Z-Mobile”.

Ai ka folur të martën në “Imazh” te RTK.

“Nëse shteti nuk ndërhyn, kanë më shkelë mbi trupat tonë, por kurrë më përjetë nuk kanë për t’i nënshkruar kontratë “Z-Mobile”. Ne nuk do ta ekzekutojmë kontratën, është decidive. Mund të na largojnë nga puna, por nuk do ta kryejmë atë punë”, ka thënë ai.

Balaj është shprehur se situata sikur duket se “Z-Mobile” do ta privatizojë PTK-në.

 


MË SHUME NGA Lajme