Niko Kovac rrezikon shkarkimin
BKT
Sport

Niko Kovac rrezikon shkarkimin

Pavarësisht konfirmimit që ka marrë në media nga ana e presidentit Uli Hoeness, kroati Niko Kovac rrezikon të mos qëndrojë në stolin e Bayern Munich edhe për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse po shkon drejt fitimit të Bundesligës ndërsa ka arritur ta çojë Bayernin edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë, Kovac mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni. Madje në pole-position për të marrë drejtimin e Bayernit është një emër vërtet surprizë. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit të Madridit. Lajmi jepet nga mediat spanjolle sipas të cilave në ditët e fundit ka patur një takim nga afër mes drejtorit sportiv të bavarezëve Hasan Salihamidzic dhe Lopeteguit për të diskutuar nga afër mbi arritjen e mundshme të një marrëveshjeje./SS/