19:22 / 07.05.2019
Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur në Letoni. Ja gjendja e tyre
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në Riga East University Hospital.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar. Efektivi i FA-së ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve.
Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë./tch/























