Vajza e Tom Cruise mund të jetë ylli i ri në modeling
BKT
Magazina

Vajza e Tom Cruise mund të jetë ylli i ri në modeling

Vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes ka mbushur 13 vjet dhe duket se e ka gjetur rrugën e së ardhmes.

Mediat e huaja raportojnë se kompanitë e modelingut kanë kontaktuar Katie duke i kërkuar të drejtën për të përdorur imazhin e së bijës. Modelingu është dicka që i pëlqen shumë adoleshentes Suri, e cila dëshiron të ndjekë këtë rrugë.

"Prej ditësh agjensitë e modelingut kanë kontaktuar Katie dhe i kanë bërë oferta të majme, sepse të gjithë kanë besim tek Suri. Por Katie ka thënë se do mendohet. Ajo ende nuk është e bindur nëse Suri duhet të bëhet e njohur që në këtë moshë. Katie ka qenë e famshme që në moshë të re dhe e di presionin e një fëmije përpara syve të botës", tha në burim pranë Katie.

Ndonëse Suri ndihet gati, nëna e saj Katie duhet ta mendojë gjatë vendimin që do marrë për të ardhmen e së bijës. Ndër yjet e momentit në fushën e modelingut janë Gigi Hadid, Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Baldwin etj.


MË SHUME NGA Magazina