Në Kuvendin e Shqipërisë, betohen katër deputetë të rinj
BKT
Shqipëri

Në Kuvendin e Shqipërisë, betohen katër deputetë të rinj

Katër deputetë të rinj u betuan sot në Kuvendin e Shqipërisë

Në Kuvend u betuan deputeti Klajdi Qama nga lista shumë emërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat.

Gjithashtu në Kuvend u betua edhe Kujtim Gjuzi nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në Durrës,

Sot u betuan edhe Koçi Tahiri nga lista shumë emërore e PD Korçë dhe Erjon Piciri nga lista shumë emërore e PD Tiranë, i mbartur nga seanca e kaluar.

Ndërsa Indrit Hoxha nga lista shumë emërore e PD në Tiranë megjithëse kishte marrë mandatin nga KQZ, refuzoi betimin si deputet në Kuvend. /TCh

Aktualisht, numri i deputetëve në parlament shkon në 115.


MË SHUME NGA Shqipëri