Disiplinori i FFK-së e ndëshkon Liridon Lecin
BKT
Sport

Disiplinori i FFK-së e ndëshkon Liridon Lecin

Futbollisti i Dritës, Liridon Leci, është dënuar me 6 ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, Drita – Trepça’89.

Leci në këtë ndeshje nuk ishte i pezulluar, por ka kryer dy kundërvajtje pasi në zhveshtore ka fyer, ofenduar dhe kërcënuar  asistentin  Granit Hyseni, derisa më pas e ka sulmuar fizikisht lojtarin kundërshtar, Hasan Hyseni, duke i shkaktuar edhe lëndime në fytyrë. Ndërkohë, KF ‘Llapi’ dhe KF ‘Ballkani’ janë gjobitur me nga 1000 euro për lëshime në organizimin e ndeshjeve të javës së 29-të, Llapi – Drita, përkatësisht Ballkani – Ferizaj.