Shevchenko: Unë trajner i Milanit? Pse jo
BKT
Sport

Shevchenko: Unë trajner i Milanit? Pse jo

Andri Shevchenko, padyshim ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit, për shumë vite me radhë. Sulmuesi ukrainas ishte një ndër idhujt e tifozerisë në fillimet e viteve 2000.

Shevchenko është kthyer pas në kohë dhe në një intervistë për mikrofonin e “DAZN”,  ka folur për të ardhmen e tij si trajneri i Milanit dhe momentin jo të mirë, që ai ka kaluar te kuqezinjtë.

Gatusso? “Rino është duke bërë një punë të shkëlqyer te Milani. Ai gjithmonë ka pasur cilësi njerëzore dhe jep më shumë për grupin. Është një motivues i madh, ai gjithmonë ka pasur cilësi personale të rëndësishme për të qenë trajner, duke luftuar me të gjithë, gjyqtarët dhe lojtarët. Tani është transformuar dhe mban lart punën e tij”.

Unë trajneri i Milanit? “Unë jam i lidhur ngushtësisht me klubin dhe tifozët, shokët janë bërë trajnerë të Milanit, kështu pse jo në të ardhmen”.

Momentet e vështira te Milani? “Në vitin e tretë te Milani, ishte një nga momentet më të vështira, pasi ndihesha si në bunker. Ishte viti që kishte ardhur Ançeloti dhe unë kisha disa probleme fizike. Në atë kohë trajneri luante me një skemë të re me një pykë. Kështu nuk kishte vend për mua. Në atë kohë ishte e rëndësishme të flisje me trajnerin. Ai më shpengoj se në atë moment nuk kishte vend për mua, por koha ime do të vinte së shpejti dhe unë duhet të isha gati”.

“Në një ndeshje me Realin ai më shpjegoi dy ditë përpara  se do të luaja duke më nënvizuar sa e rëndësishme do të ishte kjo ndeshje. Ndihesha i gatshëm  dhe i motivuar. Gjeta golin, hapësirat dhe që nga ajo ditë ndryshuam skemë me dy sulmues pykë dhe vitin e ardhshëm fituam Ligën e Kampionëve”.