18:24 / 08.05.2019
Mandzukiq, mega-ofertë nga Kina
Pavarësisht se kohë më parë ka rinovuar kontratën me Juventusin, megjithatë, Mario Mandzukiq mund të largohet gjatë kësaj verë nga Torino, raportojnë mediet italiane, transmeton RTKLive.
Sulmuesi kroat thuhet se ka në tavolinë mega-ofertë nga Kina. Mandzukiq nuk ia ka dalur që këtë sezon të garave, të tregoj më të mirën e tij, dhe duket se lojtari mund të ikën nga “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj verë.
“Pavarësisht rinovimit të kontratës, Mario Mandzukiq mund të largohet nga Juventusi pasi ka oferta të mëdha nga Kina”, shkruajnë mediet italiane.























