Abdullahu: S`jemi unik, partnerët edhe po të duan s`na ndihmojnë
BKT
Lajme

Abdullahu: S`jemi unik, partnerët edhe po të duan s`na ndihmojnë

Faton Abdullahu ka thënë se partnerët e Kosovës edhe po të duan ta ndihmojnë Kosovën e kanë të vështirë.

Ai ka folur të mërkurën në “Imazh” te RTK.

“SHBA dhe vendet e BE-së edhe kur duan të na ndihmojnë e kanë të vështirë. Sepse ne nuk kemi unitet. Ne I kemi dy qasje, ajo e presidentit Thaçi dhe ajo e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Abdullahu, duke folur për takimin e liderëve rajonalë në Tiranë, ka theksuar se duket se edhe Brukseli nuk është unik në raport me dialogun. “Kishte një zhvendosje nga Brukseli në Berlin. Kjo tani vazhdon në një drejtim ndryshe, dhe Brukseli është që fton në Tiranë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për qasjen e lëvizjes Vetëvendosje dhe protestën në Tiranë.  

“Qasja e Vetëvendosjes është që të bëjë diçka që nuk është bërë. Qasja e tyre anashkalon institucionet e dy vendeve. Është një përpjekje joserioze”, ka thënë Abdullahu.


MË SHUME NGA Lajme