19:02 / 08.05.2019
Policia në Tiranë ndalon protestën e Vetëvendosjes kundër Vuçiq dhe Dodik
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë po mban një protestë kundër vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Mirëpo Policia në Tiranë e ka ndaluar këtë protestë duke e quajtur të “paligjshme”, ndërsa ka kërkuar që shpërndahen protestuesit, njofton Klan Kosova.
Vuçiq dhe Dodik do të marrin pjesë në Samitin e Brdo-Brijun që do të mbahet në Tiranë.
Protesta ka nisur para monumentit të “Vëllezërve Frashëri” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa ka vazhduar drejt ish hotel Sheraton që tani quhet “MAK-Tirana”, ku po mbahen takimet në të cilat kanë shkuar Vuçiq dhe Dodik.























