19:05 / 08.05.2019
Rebiç në “radarin” e gjigantit gjerman
Ylli i Eintracht Frankfurtit, Ante Rebiç është futur në “radarin” e Bayern Munich, transmeton RTKLive.
Sipas “Bild”, krerët e Bayern Munich janë duke e vëzhguar kroatin, i cili kishte treguar performancë të lartë në Botërorin e kaluar.
Ish-Fiorentinës dhe Hellas Verona shihet si lojtar me cilësi të mëdha për “bavarezët”.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, tashmë janë duke menduar për tregun e verës që po vjen, dhe siç raportohet, Rebiç është në listën e klubit nga “Alianz Arena”.
Ndryshe, kroati është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por duket se ardhmja e tij sërish do të jetë në Gjermani, por kësaj radhe tek gjiganti Bayern Munich.























