Van Der Sar tregon se ku do të luajë De Ligt sezonin tjetër
BKT
Sport

Van Der Sar tregon se ku do të luajë De Ligt sezonin tjetër

Kapiteni i Ajaxit pritet të transferohet në një skuadër të madhe gjatë afatit kalimtar veror.

Ajaxi u eliminua mbrëmë nga Tottenhami në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por ata ishin befasia më e bukur e këtij edicioni.

Shumë lojtarë të skuadrës kërkohen nga skuadrat e mëdha dhe njëri prej tyre është kapiteni Matthijs De Ligt.

Ai kërkohet nga shumë ekipe dhe Edwin Van Der Sar, para ndeshjes e zgjidhi disi misterin e transferimit të tij në verë.          

Drejtori i Përgjithshëm i Ajaxit, tha për Sky Sport: “Besoj se kjo ishte një nga ndeshjet e tij të fundit me ne, pasi ai do të përfundojë në një skuadër të madhe. Mendoj se ai do të shkojë në Angli ose Spanjë”.

De Ligt kërkohet me ngulm nga Barcelona.