Kitaroviç: Dëshirojmë sa më shpejtë liberalizmin e vizave për Kosovën
Në fjalën e saj gjatë konferencës me gazetarë pas mbledhjes plenare të Samitit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, tha se dëshirojnë që sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Jam e shqetësuar me një lloj progresi të pa arritur, nuk mund të shtyp butonin për të bërë marrëveshjen e përfshirjes në BE, nuk mund t’i largoj vështirësitë por negociatat do të fillojnë me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu edhe Shqipërisë, Kroacia do të mbesë hapjen e negociatave, dhe ne do të vazhdojmë të argumentojmë nevojën e përmirësimit të proceseve të tjera që kanë të bëjnë këto vende kandidate.
Dëshirojmë të shikojmë edhe në Bosnjën të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur një vend kandidat, dëshirojmë sa më shpejtë liberalizmin e vizave për Kosovën dhe përfshirjen në proces të gjithë vendeve të tjera kandidate. Mbështesim një proces mbi meritën dhe çdo vend duhet të ndjek hapat e duhura për anëtarësim në BE”, tha ajo























