14:32 / 10.05.2019
Thaçi: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të fuqishme
RTKlive
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr, ku ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës dhe Iowa-s, janë të veçanta.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të fuqishme. Por, ato ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s këtë lidhje tonën e bëjnë edhe më të veçantë. Faleminderit për mbështetjen e parezervë, GJENERAL”, ka shkruar ai në Facebook.
























