Yaya Toure pensionohet nga futbolli
Ish-mesfushori i Manchester City ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist.
Yaya Toure është pensionuar nga futbolli në moshën 35-vjeçare.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte pa klub që nga janari, kur kishte ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Olympiakos dhe përkundër disa ofertave që kishte pranuar nga klube jashtë Evropës ai nuk dëshiron të luajë më.
Lajmin për pensionimin e Toures e ka dhënë agjenti i tij Dimitri Seluk, i cili po ashtu ka zbuluar që ai në të ardhmen mund të punojë në profesionin e trajnerit apo menaxherit.
“E them për herë të parë që Yaya ka vendosur të pensionohet nga futbolli”, ka deklaruar Seluk për Sport 24.
“Ndeshja e tij përshëndetëse e një viti më parë kur e fitojë Premier Ligën me Manchester Cityn në princip ishte edhe fundi i karrierës së tij”.
“Yaya është një prej lojtarëve më të mirë afrikanë dhe një prej atyre që ka pasur sukseset më të mëdha në futbollin e Afrikës”, ka theksuar ai.
Toure përveç me Manchester Cityn ka luajtur edhe me Barcelonën.























