E ardhmja e Juventusit, Allegri e Agnelli si në lojë shahu
BKT
Sport

E ardhmja e Juventusit, Allegri e Agnelli si në lojë shahu

Temë dite në shtëpinë e Juventusit është emri i Massimiliano Allegrit. Mes tij dhe presidentit Agnelli situata ngjan më shumë si një lojë shahu, ku asnjëra palë nuk po guxon të bëjë lëvizjen e parë.

Prej kohësh përflitet që Agnelli dhe Allegri kanë punuar së bashku për Juventusin e së ardhmes, por deri më sot nuk ka nisur asnjë bisede. Një detaj që lë të hapur skenarë të ndryshëm, që kanë të bëjnë me kërkesat e Allegrit dhe pozicionimin e drejtuesve të klubit.

Të rejat më të fundit flasin për Allegrin të vendosur për të siguruar rinovimin e kontratës me më shumë pushtet në merkato. Kërkesa është një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë prej 10-12 milionë eurosh në sezon dhe 4 goditje në merkato: dy mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Të gjitha këto kërkesa, të paktën për momentin, nuk janë në planet e drejtuesve të klubit. Sa i përket merkatos, nuk ka asnjë emër konkret.

Alternativat për stolin nuk mungojnë, Deshamps, Pochetino dhe Guardiola, që dëshira e madhe e presidentit Andrea Agnelli. Sidoqoftë, e ardhmja e Allegrit vazhdon të mbetet pezull.