17:50 / 10.05.2019
“Eriksen do ta ketë vështirë të refuzon Real Madridin”
Christian Eriksen do ta ketë shumë vështirë të refuzoj ofertën e Real Madridit, thotë ish shefi i Tottenhamit, Tim Sherwood, raportojnë mediet britanike, transmeton RTKlive.
Ylli danez prej kohësh është cak gjigantit spanjoll. Eriksen me “Spurs” ka kontratë edhe 12 muaj, por duket se lojtari dhe klubi anglez do të ndajnë rrugët qysh gjatë kësaj verë.
Real Madridi synon gjatë kësaj verë, t’i blejë disa super-yje, dhe siç raportohet në listën e skuadrës “merenguese” është edhe mesfushori danez.
“Christian Eriksen do ta ketë shumë vështirë të refuzoj ofertën e Real Madridit”, thotë Sherwood.























