Shikuesit symprehtë vazhdojnë të vërejnë gabime në “Game of Thrones”
BKT
Magazina

Shikuesit symprehtë vazhdojnë të vërejnë gabime në “Game of Thrones”

Fansat symprehtë të serialit më të ndjekur në botë, “Game of Thrones” po bëjnë thirrje për krijuesit e serialit për një listë në rritje të gafave, pasi seriali aksidentalisht la një filxhan kafeje “Starbucks”, në një tryezë në një nga xhirimet e serisë së parë të sezonit të fundit.

Ndërkohë që kritikët përveç gotës së kafesë, kanë vërejtur edhe disa objekte tjera bashkëkohore që nuk përkojnë me historinë e serialit, shkruan DailyMail.

Gabimet fillojnë në episodin e parë të sezonit “Winter”, ku një person shfaqet duke ecur me xhinse moderne dhe një xhaketë “Patagonia”.

Ndërkohë në sezonin e dytë, gjatë 30 sekondave të para të një bisede intensive midis Tyrionit dhe motrës së tij, Cersei peceta e tij në tavolinë lëviz pa paralajmërim.

Megjithëse audio në klip është pa ndërprerje, xhirimet tregojnë se peceta e Tyrionit ka qenë një tjetër gabim amatoresk i serialit.

Në një nga episodet e sezonit të pestë të “Game of Thrones”, ku personazhi Stannis Baratheon shfaqet i rënë në tokë, një kabllo kompjuteri vërehet poshtë këmbëve të tij, sipas Gizmodos.

Në sezonin e 6-të, shikuesit me sy të mbrehtë kanë vërejtur një shpatë gome, e cila lufton kundrejt një kundërshtari me shpatë të çeliktë.

Ndërsa ai e ngre kalin e tij në betejë kundër Ramsay Bolton, shpata e tij shihet duke u lëkundur rreth tij egërsisht.

Një tjetër ndryshim i habitshëm ishte shenja e Jon Snow pasi ai u ngjall nga të vdekurit në episodin e Sezonit 7.

Pas luftës së tij brutale kundër Ushtrisë së të Vdekurve, ai pësoi plagë dalluese në fytyrën e tij dhe një formë gjysmëhëne në gjoks.

Ndërsa redaktorët dhe dizajnerët po bëjnë gabime të tilla – disa aktorë duhet të fajësoheshin gjithashtu.

Në Episodin e Sezonit 2, “Ghost of Harrenhal”, Renly Bartheon i rrëshqet gjuha dhe thotë ‘Moat Katelyn’ në vend të Moat Cailin ndërsa fliste me Catelyn Stark.


MË SHUME NGA Magazina