VIDEO - Klasët e bashkangjitura, në kundërshtim me ligjin
Kaltrina Rexhepi - UDHËVE
Në Kosovë ende ekzistojnë klasët e bashkangjitura. Këto klasë janë të formuara qysh nga viti 2004 me qëllim që në to të pranohen fëmijet me nevoja të veçanta, dhe që aty të ndjekin vetëm ndonjë orë, ndërsa pjesën tjetër të mësimit ta ndjekin me fëmijet e tjerë, siç janë orët e shkathtësive si Arti figurativ, Edukata muzikore dhe Edukata Fizike.
Por një gjë e tillë nuk ndodhë.
Këtë mënyrë të tranzicionit të klasave të bashkëngjitura e parasheh edhe Udhëzimi administrativ për shndërrimin e klasave të bashkëngjitura në dhoma burimore.
Në disa komuna janë shuar klasët e bashkangjitura, dhe fëmijet me nevoja të veçanta janë integruar në mësim të rregullt, por janë edhe 11 komuna që ende vazhdojnë të kenë klasë të tilla.
Në shkollën fillore “Ismet Raci”, në një klasë në fund të shkollës, me një ambient të zymtë e karrige të prishura mësojnë 12 nxënës me nevoja të ndryshme e të veçanta.
Ata mësojnë nga një mësues dhe vetëm një asistent. Ndrësa mosha e këtyre fëmijëve është e ndryshme, nga 6 deri në 20 vjet. Të gjithë brenda një klase.
“Ne momentalisht i kemi 12 nxënës që ndjekin mësimin në këtë klasë, i kemi të moshave të ndryshme prej 7 vjec e deri në 20 vjecar … Është gogja vështirë me punu me ta, por po duhet me ju përshtatë edhe nxënësve, me ju ndihmu sa të kemi mundësi nxënësve. Jemi dy mësimdhënës. Veshtirë është me punu me ta, bile numri i madh i nxënësve këtu, është shumë rëndë”, thotë Tafil Hasanaj mësimdhënës mësimdhënës në shkollën “Ismet Rraci”, në Klinë.
Një tranzicion të tillë nuk e parasheh drejtori i SHkollës Fillore “Ismet Rraci”. Për të, klasët e tilla të bashkangjitura duhet të vazhdojnë të funksionojnë.
Edhe pse, nuk e tregon se sa mund të ketë efekt pozitiv dhe një fëmijë të arrij të mësoj, kur brenda një klase fëmijët kanë mosha të ndryshme, dhe mësim të ndryshëm.
“Deri sa të kemi këso fëmijë me këso nevoja kjo klasë nuk pritet të shuhet sepse pikërisht nga Komuna e Klinës gravitojnë edhe nxënës të tjerë që vijnë në këtë shkollë dhe shuarja e saj, unë nuk pres për momentin”, tha Ahmet Krasniqi, drjtori i shkolles fillore “Ismet Rraci”, Klinë
Dejtori i Arisimit në Komunë të Klinës thotë se kur arsimtari dhe komisoni vlerësues do të bëjnë vlerësimin e këtyre fëmijëve, atëherë do të bëhet edhe kalimi i tyre në klasa të rregullta.
‘Në këtë moment kur vlerësohet nga shkolla që këta nxënës janë të përgatiur atëhrë edhe synim i DKA-së është që këto klasë të fillojmë t’i shuajmë”, tha drejtori i Arsimit në Komunë të Klinës, Arben Ismajli.
Për Leonora Shabanin, e cila është themeluese e Qendres “Doën Syndrom Kosova”, këto klasë janë shkelje e të drejtave të nxënësve, sepse ne to është shumë e vështirë që nxënësit të arrijnë aftësimin e tyre, por vetëm etiketohen si fëmijë të vaçantë, që nuk duhet të jenë në klasë të rregullta.
“Në shumicën e shkollave, në shumicën e komunave tona ato klasa ekzistojnë, gjë që edhe për mendimin tim edhe si prind që e kam pasë vajzën me nevoja të veçanta, unë këto klasa nuk kisha leju që të funskionojnë për arsye se gjatë kohës sa kam qenë në organizatën “Doën Syndrom Kosova”, gjatë vizitave që kemi bërë në klasët e bashkangjitura mësuesit i kanë kërcënu fëmijët e tjerë, që “në qoftëse nuk rrini mirë kemi me ju qu te ajo klasa e budallëve”. Ka shumë fyerje të tilla dhe këtu nuk po i integrojmë fëmijët, por këtu po i diskriminojmë fëmijet dhe gjithë fëmijet që kanë shkuar në ato klasa, prap kanë përfunduar analfabet”, tha Leonora Shabani.
Njëjtë mendon edhe pedagogia special, e cila punon me fëmijë me nevoja të veçanta
“Klasët e bashkangjitura po sikur të luanin rolin në bazë të UA do të ishin shumë efektive, por realisht duke marrë parasysh që klasët e bashkangjitura kanë qenë si izolim i fëmijëve dhe jo integrim i tyre çka është edhe kërku fillimisht”,tha Lirije Vitija, pedagoge
Për drejtorin e “Handikosit”, Afrim Maliqin, këto klasë duhet të shuhen sa më parë, dhe ata fëmijë të ndjekin mësimin në klasë të rregullta, apo të shëndrrohen në klasë burimore. Që këta fëmijë të kenë mundësi integrimi sa më të mirë me fëmijët e rregullt.
“ Fillimisht funksionimi i klasëve të bashkangjitura ka qenë ideja që këto klasë të jenë në kuadër të klasëve të rregullta si klasë, po gjithsesi klasë që funksionon si çdo klasë tjetër. Dhe ka pasë qëllim vetëdijësimin si të personelit, nxënësve edhe shoqërisë në përgjithësi”.
Komunë tjetër që ka klasë të bashkangjitur është Prishtina, Ferizaj, Kamenica, Vushtrria, Kaçaniku, Rahoveci, Skenderaj, Vitia dhe Lipjani.
Në komunën e Lipjanit janë dy shkolla që kanë klasë të bashkangjitura të fëmijeve me nevoja të veçanta.
Në shkollën fillorë “Hardin Bjrami” në Magurë të Lipjanit, ndjekin mëimin pesë fëmijë, nga mosha 6 deri në 16 vjeçe, të gjithë brenda një klase i mëson një mësuese e vetme.
Mungeësa e asistentëve konsiderohet njëra ndër problematikat kryesore që këta fëmijë të integrohen në klasë të rregullta.
“Kemi bo presion për asistenët, në fillim kur e sheh shifrën prej 100 asistentë duket një shifër e madhe, që kushedi çka është bo, mirëpo kur shpërndahen këta në të gjithë Kosoven, në të gjitha shkollat, ky numër nuk tregon kushedi se çka, sepse fëmijët kanë nevoja edhe gjatë mësimit”, thotë Afrim Maliqi.























