VIDEO - E drejta e mohuar
BKT
Lajme

VIDEO - E drejta e mohuar

Kaltrina Rexhep i- UDHËVE

Arritja deri në oborrin e shkollës dhe kënaqësia e tingullit të ziles së mësimit për shumicën e qytetarëve të rinj të Kosovës nuk konsiderohet privilegj.

Por edhe pse jemi në vitin 2019, kur të gjitha ligjet thonë se mësimi fillor është i obligueshëm për të gjitha kategoritë e nxënësve, jo të gjithë e kanë luksin që të ndjekin mësimin.

Shaha Sinani është nënë strehuese e Fjollës, vajzë e cila ka pengesa në të ecur. Ajo tregon se si Fjolla ka tri vite që nuk shkon në shkollë.

Fjolla tani do të duhej të ishte në klasën e tetë, por ajo rri tërë ditën në shtëpi e izoluar, si shkak i mungesës së një asistenti për orët mësimore.

“Më herët shkolla “Daut Bogujevci” e ka pranuar shumë mirë, e ka pranur në shkollë dhe nuk e ka dalluar me nxënësit e tjerë, por në këtë shkollën tjetër (“Mihal Grameno”), nuk na e kanë pranur, tri vjet rresht kam shkuar”, tregon Shaha Sinani e cila ështe nënë strehuese e Fjollës.

Ajo tregon se arsyeja pse Fjolla nuk pranohet në shkollë është mungesa e një asistenti, të cilin familja nuk ka mundësi ta siguroj.  

“ Një mësues me ja pagu të vaçantë, pasi që ka shumë nxënës në klasë, 42 nxënës janë në klasë që ka pasë Fjolla më shku, me ja pagu një asistente kanë thënë mundësh me e pru. Ajo me ecë nuk mundet me levizë, qashtu me karrocë shkon, me e lanë kështu shkon zhag, në karrocë rrinë deri në 3 orë rrinë, ma shumë nuk mundet”.

Edhe pse familja e Fjollës kanë shkuar derë me derë që t’u mundësohet që ata ta dërgojnë atë në shkollë, që së paku ajo të mësoëj që mos të mbetet keq për vetë siç thonë ata, një kërkësë e tillë deri me tani ka hasur në veshë të shurdhër.

 “ ….tash në vend që me qenë në klasën e 8-të ajo është në shtëpi, ka qef me shku në shkollë, kur t’i sheh fëmijët lakmon, por ajo me qato këmbë tash edhe ajo po ngushtohet, i ka qato këmbë shumë keq po çka me bo…. Një mësues e kanëë lyp me ja pagu mbështetës…”.

Shkolla dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë janë në njohuri për një rast të tillë, po ata nuk i kanë ofruar zgjidhje.

Sipas tyre numri i madh i nxënësve si dhe munegsa e asistenvëve, bëjnë që jo vetëm Fjollës t’i shkelet e drejta e arsimimit, e garantuar edhe me Kushtetetë të vendit, por edhe fëmijëve të tjerë që janë me nevoja të veçanta.

“Këtë rast  e kemi pas në vitin e  kaluar, e cila ka bërë kërkesë që ta ndjekë procesin mësimor në këtë shkollë, mirëpo unë i kam sygjeruar prinderit që asaj që të angazhojnë një asistentë… Ne kemi bërë planifikimin edhe kërkesën që të kemi edhe asistentë edhe mësues mbështetës, por këtë s’kemi arritë që ta sigurojmë deri më tani”, tregon Drejto0.ri i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, Ismet Gashi.

Ndërsa drejtori i arsimit për komunën  e Fushë Kosovës thotë se nurmi i fëmijeve me nevoja të veçanta në Komunë të Fushë Kosoës është i madh, ndërsa ata kanë nevojë për staf shtesë.

“Ne kemi shumë raste si Fjolla. Neve me finananca na janë lejuar vetëm katër asistentë, katër asistentë t’i shpërndash në 30 nxënës është shumë vështirë, sepse pastaj do të kemi pakënaqësi të të tjerëve. Ne do të bëjmi çmos që Fjollën ta angazhojmë qysh në shtator të vitit të ardhshëm”, tha Islam Shabani, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

Për mungesën e Fjollës në mësim janë të njoftuar edhe Organizata që merret më të drejtat e  personave me nevoja të veçanta “HANDIKOS”. Ata thonë se Ministria do të duhet që Fjollës t’ia mudësojë qasjen në shkollë.

“Fjolla është një fëmijë intelegjent dhe mund ta ndjek mësimin e rregullt, kuptohet ka kufizme në lëvizje dhe gjithsesi duhet ta ketë një asistent, Në rastin e Fjollës Ministria apo DKA-ja është dashur ta gjej një asistent”,  tha Afrimi Maliqi, drejtor në HANDIKOS

Ndërsa Për Lirie Vitinë, e cila është pedagoge speciale për fëmijet me nevoja të veçanta, duke u nisur nga shkolla e deri të Ministria e Arsimit, kësaj kategorie (fëmijëve me nevoja të veçanta) duhet t’u mundësohet qasje dhe infrastrukturë sa më e lehtë për të ndjekur arsimimin.

“Ligji e përcakton shumë qartë që të gjithë kanë të drejtë të ndjekin mësimin e obliguar dhe të gjithë kanë të drejtë që të shkojnë në shkollën më të afërt që e kanë, kështu që kjo është një shkelje e të drejtës për vajzën në fjalë. Gjithëpërfshirja nënkupton që t’i duhet ti pranosh fëmijët dhe në shkollë të krijosh kushte për fëmijët  dhe jo të presësh që fëmijët t’u përshtaten kushteve të shkollë”, tha Lirije Vitia, Pedagoge Speciale. 

Sipas Kushtetutes së Republikes së Kosvës, neni 47, Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohet me ligj dhe financohet nga fondet publike.

Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij apo të saj

Ministria e Arsimit thotë se nuk janë të njoftuar për këtë rastë, ndërsa kërkon që kësaj nxënëse t’i bëhet zgjidhje sa më e shpejtë.


MË SHUME NGA Lajme