Pellissier njofton pensionimin nga futbolli
BKT
Sport

Pellissier njofton pensionimin nga futbolli

Sulmuesi i Chievos ka treguar se në fund të stinorit do të largohet nga futbolli.

Në moshën 40-vjeçare dhe me 174 gola të shënuar si profesionist, 112 prej të cilëve me fanellën e Chievos, kapiteni i veronezëve, Sergio Pellissier ka vendosur pensionohet.Në një intervistë të thirrur sot nga vetë ai, Pellissier tregoi se këtë vendim e ka bërë publik tani, por e ka konsultuar gjatë gjithë vitit me veten dhe të tjerë pranë tij, ndërsa theksoi se dëshiron të luajë si titullar në 3 javët e fundit. 

“Nuk është një vendim i marrë dje, por i menduar mirë gjatë gjithë sezonit. Në moshën 40-vjeçare, mendoj se duhet të lë hapësirë për të rinjtë, por shpresoj që Di Carlo të më aktivizojë në tri sfidat e fundit të mbetura”, tha ai.

“Uroj që Chievo të rikthehet sa më shpejt në Serie A dhe të luajë në nivelet e viteve të fundit, ose edhe më lart”.

Ndërkohë Chievo për ta nderuar Pellissierin i cili konsiderohet si një legjendë e klubit, do ta largojë fanellë me numrin 31 që ai e ka bartur në këtë klub.