E konfirmon menaxheri, Muriqi pranë marrëveshje me klubin e njohur francez
BKT
Sport

E konfirmon menaxheri, Muriqi pranë marrëveshje me klubin e njohur francez

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit.

Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Teutës së Durrësit është një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Për 25-vjeçarin ka shprehur interes të vazhduar Fenerbahçe, ndërkohë që së fundmi, menaxheri i Muriqit, Haluk Centar ka zbuluar se për sulmuesin është interesuar edhe klubi francez i Toluzës, teksa palët janë në negociata, për të arritur një akord të mundshëm.

“Më kanë pyetur në lidhje me kushtet e kontratës së Muriqit. Por e përsëris se nuk ka ardhur asnjë propozim zyrtar për sulmuesin nga Fenerbahçe. Një propozim i tillë duhet fillimisht t’i paraqitet klubit të Rizesporit dhe jo mua. Ndërkohë, klubi i Tuluzës interesimin ia ka transmetuar Rizesporit, teksa e kanë ndjekur Muriqin në ndeshjet ndaj Besiktasit dhe Basaksehirit”, ishin fjalët e menaxherit të sulmuesit për “haberturk.com”.