18:34 / 11.05.2019
Kjo është tabela e Superligës
Gara për titull të kampionit do të vazhdojë edhe në dy xhirot e ardhshme, të fundit të këtij sezoni.
Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme në elitën e futbollit tonë, gara për titull të kampionit vazhdon të jetë e ashpër.
Feronikeli pas fitores kundër Dritës (4-1), kryeson tabelën me 74 pikë, dy më shumë se Prishtina e cila mundi Llapin (1-0).
Ndërkohë, llapjanët bien në pozitën e tretë me 69 pikë, dhe zbehin mjaft shumë gjasat për majat e tabelës.























