Pacolli reagon ndaj Beogradit: Do të mbrojmë çdo qytetar të Kosovës
BKT
Lajme

Pacolli reagon ndaj Beogradit: Do të mbrojmë çdo qytetar të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka dënuar fuqishëm arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës nga policia serbe dhe shërbimi intelegjent serb.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Dënoj fuqishëm arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës nga Policia Serbe dhe Shërbimi Intelegjent Serb. Kjo është një përpjekje nga Beogradi për të frikësuar dhe kërcënuar serbët që punojnë në institucionet e Kosovës dhe që duan një jetë më të mirë për komunitetin serb në Kosovë. Ne do të mbrojmë çdo qytetar të Kosovës dhe do t'i kundërvihemi kesaj fushata të Beogradit. Unë i bëj thirrje Bashkimit Evropian të reagojë dhe të ndërhyjë për t'i dhënë fund kësaj kampanje të prabambetur. Kjo është një shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë dhe shkon kundër parimit kyç të procesit të integrimit evropian për lirinë e lëvizjes. Ne do të zbatojmë masa kundër Serbisë. Kjo do të zbatohet derisa Beogradi të kthjellët dhe të veprojë si një vend i civilizuar.


MË SHUME NGA Lajme