Ambasada e SHBA: Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi
BKT
Shqipëri

Ambasada e SHBA: Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi

Ambasada e SHBA ka reaguar duke dënuar dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme të opozitës.

“Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë”, shprehet Ambasada e SHBA  në reagimin e saj ndaj akteve të dhunës në protestën e sotme.

“Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA. 


MË SHUME NGA Shqipëri