Protesta e opozitës në Tiranë, reagon ambasadori britanik
BKT
Shqipëri

Protesta e opozitës në Tiranë, reagon ambasadori britanik

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune pas shfaqjeve të dhunës në protestën e opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Norman bën thirrje për demonstrata paqësore dhe respekt ndaj sundimit të ligjit.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë respekt për sundimin e ligjit gjatë protestës së mbrëmjes së sotme. Është koha për qetësi dhe demonstrata paqësore”, shkroi Norman. /tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri