00:48 / 12.05.2019
Dhuna në protestë, Xhafaj: Demokracia nuk është kështu
Zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ka reaguar për dhunën në protestë duke shtuar se “demokracia nuk është kështu”.
Ai është shprehur se, “kur sulmon për orë me radhë policinë që janë qytetarë shqiptarë edhe ata, nuk mund të pretendosh që reagimi për të mos u bombarduar më me shashka, molotov dhe kushedi çfarë për orë me radhë, është provë politike për çfarëdo gjëje”.
“Le ta provojnë duke ndenjur vetë në rresht para policëve, ndërsa goditen nga çdokush, nëse është normale a jo që ata (policët) thjesht të numërojnë kolegët e plagosur çdo javë, meqë këta duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre me shpërthime e flakë, përballë shqiptarëve të tjerë. Demokracia nuk është kështu!”, ka theksuar Xhafaj.























