Hajdari-Bashës: Mos e quani veten “demokrat”, u pa e vërteta e shëmtuar
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar për protestën e opozitës mbi aktet e dhunës dhe pasojat e tyre për njerëzit e vendit.
“Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria. Burrat e zakonshëm do të trajtohen në spital për dëmtime të shkaktuara nga djegiet. Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës – për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit. Prap ne, njerëzit do ti paguajmë! Por për këtë e di që nuk u bëhet vonë”, shprehet Hajdari.
“Ndërkombëtarët që dëshirojnë të na afrojë më shumë drejt anëtarësimit në BE – po qeshin me demokracinë surreale që është në kokën tuaj dhe një zot e di se në të kujt tjetër. Shqiptarët e zakonshëm zgjedhin demokracinë dhe jo frikën e instaluar nga regjimi i kaluar dhe ai i sotëm. Kanë zgjedh europën edhe pa ju. Se janë kudo në Europë e gjithë botën por mbartin turpin nga politikanë si ju qe nuk po bëni dallim nga narkotrafikantët dhe matrapazët që nuk e lanë këtë vend të shikojë një ditë të bardhë”, tha Hajdari.
Ajo shton se, “mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjell demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Hajdari vijon se, “shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kësaj shfaqje të shëmtuar”.
“Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesërmen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerëzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik”, tha Hajdari.
Hajdari shton se, “me këtë sjellje mendoj se është e qartë se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika. Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe s’kanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të tillë ka plot ky vend”.
“Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël. Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shpërthejnë Molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Europa”, përfundon reagimin e saj deputetja Rudina Hajdari. /ATSh























