Spikati me Everton, Andre Gomes objektiv i Tottenham!
BKT
Sport

Spikati me Everton, Andre Gomes objektiv i Tottenham!

Drejtuesit e Everton kanë nisur bisedimet me ata të Barcelonës lidhur me kartonin e mesfushorit portugez,  Andre Gomes. 25-vjecari, i cili ka bërë një sezon të parë të shkëlqyer në Angli, aktualisht është i huazuar dhe marrëveshja përfundon në fund të këtij sezoni.

Trajneri i Everton, Marco Silva i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë gjithçka për të bindur Barcelonën që ta shesë lojtarin ose huazimi i tij të rinovohet edhe me një tjetër sezon.

Ndërkohë përveç Everton, mesfushori Gomes pëlqehet shumë edhe nga Tottenham, që është gati të plotësojë kërkesat ekonomike të klubit katalanas.