Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë, Merita Harxhi Koci - disenjatore, e cila flet për Koleksioni i ri, trendi pranverë-verë 2019, si dhe për atë se si të visheni për mbrëmjen e maturës.
E ftuara tjetër e radhës do të jetë mysafirja tjetër, Nezakete Hakaj - shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH e cila do të flet për, “Projektin për ngritje të kapacitetit për kontrollin e ndotjes së ajrit”.
Kurse në lidhje direkte, për aksionet e inspektoratit në kryeqytet, do të flet Adonis Tahiri - drejtor për Inspekcion në Komunën e Prishtinës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























